SHBA-ja sanksionon 28 organizata kineze që abuzojnë me myslimanët

09 October 2019 20:05

Qeveria amerikane ka thënë se do të vendosë kufizime të vizave për zyrtarët kinezë të akuzuar për përfshirje në shtypjen e popullsisë myslimane.

Vendimi u mor pasi të hënën, qeveria amerikane sanksionoi 28 organizata kineze të lidhura me akuzat e abuzimit në rajonin Xinjiang, transmeton KTV. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ,tha se qeveria kineze kishte krijuar fushatë shumë shtypëse ndaj pakicës myslimane.

Kina i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur të pabaza. Në një deklaratë, Pompeo akuzoi qeverinë kineze për një seri abuzimesh kundër grupeve myslimane.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme