Përplasje mes udhëtarëve dhe protestuesve në Londër

17 October 2019 19:35

Udhëtarët kanë zvarritur disa aktivistë mjedisorë nga çatia e një treni në Metronë e Londrës. Aktivistët e “Extinction Rebellion” u ngjitën në trena në Stratford, Canning Town dhe Shadwell gjatë orës së pikut, të enjten.

Disa linja të metrosë ishin pezulluar më herët pjesërisht. E vonesa të vogla ende raportohen në disa linja, transmeton KTV. Katër protestues janë arrestuar, kanë bërë të ditur autoritetet britanike.

Tash e disa javë, lëvizja “Extinction Rebellion” proteston kundër ndryshimeve klimatike, anembanë Britanisë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme