Bota sekrete nën kryeqytetin e Meksikës

Bota sekrete nën kryeqytetin e Meksikës

Sussanah Rigg 20 October 2019 06:30

Teksa zbresim shtatë metra nën katedralen metropolitane të Mexico Cityt, mund ta ndiej zemrën që më rrah fort. Kisha dëgjuar për tempujt nën këtë katedrale ikonike – një prej më të mëdhave dhe më të vjetrave në Amerikën Latine – por që nga zbulimi i tyre në vitet shtatëdhjetë, nuk kisha mundësi t’i shihja.

Tani, unë isha pjesë e një turneu publik, që ua mundësonte vizitorëve t’i shohin sekretet e lashta që ndodhen mu nën thellësitë e kësaj kishe, transmeton Koha Ditore.

Gati 500 vjet pasi që pushtuesi spanjoll, Hernan Cortes, përmbysi kryeqytetin aztek të Tenochtitlanit, rrënojat e metropolit të lashtë vazhdojnë të jenë të fshehura vetëm disa metra nën Mexico Cityn e sotëm. Spanjollët e nisën ndërtimin e Katedrales Metropolitane më 1573, mbi tempujt e shenjtë aztekë, duke e quajtur simbol të pushtimit të tyre.

Kur punëtorët që merreshin me rrjetin elektrik zbuluan rastësisht një gur gjigant në afërsi të katedrales, më 1978, ajo që ndodhi më pas ishte një gërmim pesëvjeçar që e solli zbulimin e tempullit spektakolar Mayor (Tempullit të Madh).

Zbulimi dhe shënimet e moçme spanjolle të strukturës së kryeqytetit meksikan ua mundësuan arkeologëve që të konstatojnë se mund të kenë objekte të tjera para-hispanike të fshehura nën të . Një gjë e tillë, po ashtu, nxiti një numër të madh gërmimesh, që vazhdojnë të zbulojnë mënyrën se si jetohej në këtë pjesë.

Po e mbaja frymën, teksa po zbrisnim poshtë shkallëve spirale, duke e nxjerrë atë vetëm pasi që para syve më doli Tempulli i Tonatiuhit, apo perëndisë së diellit. Tonatiuhi ishte guvernatori i shenjtë në atë që Meksika i referohej “era e diellit të pestë” – periudhë që nuk ka përfunduar dhe që parashikohet të përfundojë me shkatërrim prej një tërmeti.

Duke e pasur parasysh përvojën e bujshme të qytetit me tërmetin, mendime trazuese më shkonin nëpër kokë, teksa ndodhesha nën të.

Gërmimet arkeologjike

Që nga 1991, Programi i Arkeologjisë Urbane (PAU), i udhëhequr nga arkeologu Raul Barrera Rodriguez, është duke punuar vazhdimisht për ta gërmuar një sipërfaqe prej rreth 500 metrash katrorë, në mënyrë që të rizbulohet Tenochtitlani....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme