Presidenti rriti tarifën e metrosë, 3 të vdekur nga demonstratat në Kili Foto: Reuters

Presidenti rriti tarifën e metrosë, 3 të vdekur nga demonstratat në Kili

20 October 2019 09:43

Kili kaloi mbrëmë natën e dytë të protestave të dhunshme. Tre persona janë vrarë gjatë protestave.

Ato ndodheshin brenda një supermarketi i cili u përfshi nga flakët gjatë demonstratave, shkruan tch.

Dy nga viktimat ndërruan jetë në vend ndërsa viktima e tretë ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, tha për gazetarët krysebashkiaku Karla Rubilar.

Protesta nisën për shkak të rritjes së tarifës së metrove.

Ushtria kiliane ka shpallur ‘orë policore’ gjatë natës në kryeqytet të shtunën ndërsa Presidenti i vendit, Sebastian Pinera, njoftoi se do të ngrijë politikën problematike për transportin publik, në kohën kur qeveria po përpiqet të vë nën kontroll trazirat e mëdha nëpër rrugë për shkak të rritjes së tarifave të metrosë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme