Tornado shumë e fuqishme godet veriun e Dallasit, mbi 175 mijë banorë pa energji

Tornado shumë e fuqishme godet veriun e Dallasit, mbi 175 mijë banorë pa energji

21 October 2019 13:14

Një tornado shumë e fuqishme goditi veriun e Dallasit të dielën në mbrëmje, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ndërprerje energjie për mijëra banorë.

Shërbimi Kombëtar i Motit shpjegon se tornadoja preku tokën pranë aeroportit të Love Field dhe më pas u zhvendos për më shumë se 30 km në verilindje, duke prekur kështu rezidentët në Dallas dhe Ellis. Fenomeni natyror mendohet të ketë qenë shumë i fuqishëm, me erëra që arrinin në 180 km në orë.

Mbi 175 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë dhe qindra të tjerë janë dërguar në qendra strehimi. Gjatë natës ka pasur dhe reshje të dendura me breshër që kanë shkaktuar gjithashtu dëme dhe persona të lënduar lehtë. Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë deri në këto momente.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme