Protesta dhe përplasje në Kili, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Protesta dhe përplasje në Kili, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

21 October 2019 14:30

Në Kili, si pasojë e protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin pas rritjes së çmimit të biletës së metrosë, 10 persona kanë humbur jetën.

Por ky vendim është pezulluar nga presidenti i vendit, ndërkohë në kryeqytet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Vijon të jetë kaotike situata në Kili, ku prej ditësh tensioni është shumë i lartë, si pasojë e protestave të nisura në Santiago, por që u përhapën shumë shpejt në të gjithë vendi. Shkak i protestave ishte rritja e çmimeve të transportit publik. Në kryeqytet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Deri tani bilanci zyrtar flet për 10 viktima.

Policia konfirmoi plagosjen e 156 agjentëve dhe 11 civilëve si dhe arrestimin e 300 personave. Të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive janë anuluar dhe dyqanet janë të mbyllura ashtu si dhe i gjithë rrjeti i transportit

Gjendja kaotike ka shkaktuar dhe plaçkitjen e supermarketeve dhe dyqaneve. Sipas mediave në vend, tre persona mbetën të vrarë si pasojë e një zjarri të shpërthyer në një supermarket në San Bernardo. Zjarrfikësit gjetën dy trupa të djegur, ndërsa viktima e tretë ndërroi jetë në Spita.

Pesë persona të tjerë humbën jetën në zjarrin që iu v një fabrike veshjesh e cila u plaçkit, në periferi të kryeqytetit. Dhe dy viktima të tjera humbën jetë si pasojë e zjarrit këtë herë në magazinë materialesh për ndërtim.

Presidenti i Kilit deklaroi pezullimin e rritjes së çmimit të biletave të metrosë, një nga vendimet më të fundit për rritjen e çmimit të jetesës, që shkaktoi dhe zemërimin popullor. Në një deklaratë për mediat kreu i shtetit tha se kishte vendosur të dëgjonte me përulësi zërin e popullit dhe do të vazhdonte ta bënte, sepse vetëm kështu ndërtohen demokracitë./abcnews.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme