Dorëhiqet kryetari i Johanesburgut, i pengoi pabarazia racore Foto: Gallo Images

Dorëhiqet kryetari i Johanesburgut, i pengoi pabarazia racore

21 October 2019 20:03

Njëri nga politikanët më të njohur të partisë së Aleancës Demokratike në Afrikën e Jugut, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet për shkak të mënyrës së trajtimit të dallimeve racore brenda partisë.

Herman Mashbaba bëri befasi kur në vitin 2016 u bë njeriu i parë me ngjyrë që u bë kryetar i Johanesburgut që prej vitit 1994, transmeton KTV.

Në një konferencë për media, Mashbaba ka thënë se nuk mund të duronte dallimet racore në diskutimet për pabarazinë.

E Helen Zille, një politikane e racës së bardhë, ngjalli reagime të mëdha kur në vitin 2017 lavdëroi aspektet e kolonizimit në një mbledhje të partisë së Aleancës Demokratike.

Mashbaba tha se qëndrimet e saj janë në kundërshtime me sistemin partiak në të cilin besonte ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme