Senatori Romney hapi Twitter me emër të rremë Foto: Reuters

Senatori Romney hapi Twitter me emër të rremë

21 October 2019 20:07

Senatori republikan Mitt Romney, ka konfirmuar se përdor një llogari sekrete me emrin Pierre Delecto.

Në një intervistë për revistën “The Atlantic”, ish-kandidati presidencial, ka thënë se në atë llogari nuk ka bërë postime, por e shfrytëzoi për të përcjell fshehtas zhvillimet dhe diskutimet politike.

Romney nuk zbuloi emrin e rrejshëm në Twitter, por mediat amerikane kanë raportuar për emrin Delecto, transmeton KTV.

Senatori nga Utah, një kritik i madh i presidentit Donald Trump, ende nuk dihet se përse përdori emrin Delecto.

Në llogarinë e tij me emër të rremë, Romney përcillte 700 njerëz, përfshirë gazetarë, sportistë dhe humoristë. E në listën e njerëzve nuk ishte edhe presidenti Trump, ndërsa Romney tha se nuk e përcjell presidentin për shkak të postimeve të shpeshta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme