Redaksia e lajmeve kineze në Hong Kong sulmohet me molotov nga protestuesit

03 November 2019 20:30

Hong Kongu është përfshirë në trazira të reja nga të cilat kanë pësuar më së shumti bizneset, bankat dhe institucionet që kanë lidhje me Kinën.

Protestuesit kanë pasur cak çdo organizatë që ka lidhje të afërta me shtetin kinez. Këta protestues nisën sulmin fillimisht ndaj selisë së agjencisë së lajmeve kineze Xinhua në Hong Kong.

Porta e redaksisë së agjencisë është shkatërruar tërësisht derisa protestuesit hodhën koktej-molotovi në drejtim të objektit, transmeton KTV.

Kjo është hera e parë që një agjenci e lajmeve sulmohet dhe vandalizohet në Hong Kong.

Ky sulm ka krijuar frikë tek reporterët kinezë që punojnë në Hong Kong. Nga këto sulme kanë pësuar edhe rrjeti ndërkombëtar siç është Starbucks e Genki Sushi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme