“Përkrahësi” godet me thikë një deputet në Hong Kong

06 November 2019 20:22

Një ligjvënës pro-kinez në Hong Kong është qëlluar me thikë në rrugë nga një burrë që pretendonte se ishte përkrahës i tij.

Në pamjet e postuara në internet, një burrë shihet duke iu afruar Junius Hos me lule. Më pas i thotë se dëshiron një fotografi me të, por në vend të kësaj, e fut dorën në xhep dhe e nxjerr thikën, transmeton KTV. Ho, i cili u plagos, dhe të tjerët që ndodheshin aty, e përplasën për tokë.

Goditja me thikë është e fundit në një seri sulmesh ndaj njerëzve nga të dyja palët e protestave në Hong Kong.

Në korrik, protestuesit pro-demokracisë e akuzuan pikërisht këtë deputet se i ka ndihmuar në organizimin e sulmeve ndaj civilëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme