Ish-presidenti i burgosur i Brazilit mund të lirohet nga paraburgimi

Ish-presidenti i burgosur i Brazilit mund të lirohet nga paraburgimi

08 November 2019 21:50

Gjykata e lartë e Brazilit ka votuar për ta rrëzuar një vendim, lidhur me burgimin e kriminelëve. E ky ndryshim mund të bëjë që ish-presidenti Luiz Inacio Lula da Silva, të lirohet nga paraburgimi.

Vendimi përcakton që kriminelët e dënuar duhet të shkojnë në burg vetëm pasi të kenë shteruar opsionet e tyre të apelit. Ndryshimi mund të çojë në lirimin e mijëra të burgosurve, përfshirë ish-presidentin. Politikani i majtë drejtoi Brazilin mes 2003-s dhe 2010-s, por u burgos vitin e kaluar, transmeton KTV.

Ai ishte favorit për t’i fituar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, por u burgos pasi u përfshi në një hetim të madh të korrupsionit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme