Buxheti i BE për 2020 në ngërç

Buxheti i BE për 2020 në ngërç

16 November 2019 12:59

Parlamenti dhe Këshilli Evropian nuk kanë arritur marrëveshje për buxhetin e BE-së për vitin 2020.

Negociatave u është lënë kohë deri mesnatën e së hënën për arsye të kontradiktave mbi shpenzimet.

Kryetari belg i komisionit të buxhetit, Johan Van Overtveldt, deklaron se mbeten disa miliardë euro të pashfrytëzuara.

“Duhet të reflektojmë si t'i përdorim sa më mirë për shumë nga sfidat që na duam të adresojmë. Besojmë se pas pushimit të fundjavës do të gjejmë kompromis”, tha ai.

Ngërçi rreth shteteve anëtare dhe ligjvënësve evropianë lidhet me vlerën e financimeve.

Këshilli Evropian ofron deri 153 miliardë euro dhe do që një pjesë e buxhetit të mbulojë kostot për rrethanat e paparashikuara, siç janë dalja e Britanisë nga BE-ja apo ndihmat financiare që do i sigurohen Turqisë për krizën e refugjatëve.

Për vitin tjetër, parlamentarët e BE-së kërkojnë një plan financiar ambicioz me vlerë 159 miliardë euro për adresimin e ndryshimeve klimatike, vendet e reja të punës apo për programet rinore.

Palët do të tentojnë të gjejnë zgjidhje deri më 18 nëntor, përndryshe Komisioni Evropian do të dorëzojë një projektbuxhet të ri që do duhet shqyrtuar përsëri gjatë 2 javëve të ardhshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme