Gjashtë shoferë serbë rrahen në kufirin me Ukrainën

Gjashtë shoferë serbë rrahen në kufirin me Ukrainën

12 December 2019 13:41

Gjashtë shoferë serbë kamionësh u thanë mediave të Beogradit se mbrëmë, rreth mesnatës, ishin rrahur në pikëkalimin kufitar në mes të Ukrainës e Rumanisë, në daljen Gjakovo-Halmeu.

Siç kanë deklaruar ata, ishin rrahur nga shoferë shleperësh ukrainas dhe se derisa i godisnin kishin thirrur “Kjo është Ukraina dhe ky është kufiri i tyre”, shkruan “Blici” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Sipas raportimit të mediave serbe, nuk ka pasur asnjë shkas për sulm ndaj tyre. “Jemi sulmuar për pikë të qejfit të tyre”, shkruan “Blici”.

Ambasada serbe në Rumani thotë se nuk është e informuar për incidentin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme