Vullkani në Zelandë, autoritetet vendosin t’i nxjerrin trupat pavarësisht rrezikut

Vullkani në Zelandë, autoritetet vendosin t’i nxjerrin trupat pavarësisht rrezikut

12 December 2019 20:33

Policia e Zelandës së Re ka thënë se planifikon t’i nxjerrë trupat nga White Island, ku shpërthimi vullkanik vrau të paktën tetë persona.

Misioni i shpëtimit do të vazhdojë pavarësisht rrezikut të një shpërthimi tjetër, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton KTV.

Të paktën tetë njerëz mendohet se janë në ishull pas shpërthimit të së hënës. E sipas autoriteteve, të gjithë dyshohet se kanë vdekur.

8 të tjerë tashmë janë konfirmuar të vdekur, dhe 20 janë në kujdes intensiv pasi pësuan djegie të rënda.

Së fundmi, autoritetet janë kritikuar për shkak që kishte raportime për mundësinë e shpërthimit vullkanik, para se ishulli të mbushej me turistë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme