Përdhunuan një të mitur, tre ish-futbollistë spanjollë dënohen me 38 vjet burgim

Përdhunuan një të mitur, tre ish-futbollistë spanjollë dënohen me 38 vjet burgim

12 December 2019 22:13

Tre ish-futbollistë spanjollë janë dënuar të enjten deri më 38 vjet burgim për përdhunim në grup të një të miture në vitin 2017, një rast i radhës i sulmit seksual i profilit të lartë në Spanjë, raportoi agjencia Reuters.

Tre futbollistët Carlos Cuadrado, 24 vjeçar, Victor Rodriguez, 22 vjeçar, dhe Raul Calvo, 19 vjeçar, që në atëkohë luanin për skuadrën e rangut të katërt Arandina FC, e dinin se viktima ishte e mitur kur e përdhunuan në apartamentin e saj, është thënë nga gjykatësi, transmeton Koha Ditore.

Në kumtimin e vendimit, gjykatësi ka thënë se vajza, që ishte më e re se 16 vjeç në atë kohë, nuk ishte në gjendje të reagonte ndaj sulmit për shkak të dallimit në moshë dhe në forcë fizike mes saj dhe sulmuesve.

Sulmi kishte ndodhur me drita të fikura, duke e zënë në befasi viktimën. Ndonëse viktima fillimisht u kishte thënë shokëve dhe të afërmve në rrjetet sociale se nuk është përdhunuar, gjykata ka pranuar dëshminë e vajzës se ajo nuk kishte pranuar vullnetarisht marrëdhënien.

Tre lojtarët janë dënuar për përdhunim dhe se kanë ndihmuar edhe dy të tjerë që të marrin pjesë.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme