Rritet numri i viktimave të vullkanit në Zelandën e Re, raportohet për 16  të vdekur

Rritet numri i viktimave të vullkanit në Zelandën e Re, raportohet për 16 të vdekur

13 December 2019 11:15

Policia e Zelandës së Re njoftoi sot se kanë nxjerrë 6 kufoma në afërsi të Ishullit të Bardhë, ku si pasojë e shpërthimit të vullkanit humbën jetën 16 persona.

Duke u adresuar në një konferencë për media të transmetuar drejtpërdrejt, komisioneri i Policisë në Zelandën e Re, Mike Bush tha se një trup tjetër është akoma në ujërat afër ishullit.

"Procesi i tërheqjes së trupave nuk ka mbaruar", tha Bush.

Policia tha se 25 nga 30 të plagosurit ende janë në gjendje kritike.

Shkencëtarët e Zelandës së Re paralajmëruan për shpërthim tjetër të mundshëm në vullkanin më aktiv të Zelandës së Re.

Viktimat ishin turistë nga Australia, Britania e Madhe, Kina, Gjermania, Zelanda e Re, Malajzia dhe SHBA.

Vullkani për herë të fundit ka shpërthyer në vitin 2001.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme