Dy turistë britanikë plagosen rëndë nga grabitësit në një hotel në Argjentinë Foto: TN Todo Noticias

Njëri nga turistët britanikë në Argjentinë ka vdekur

14 December 2019 18:32
19:26

Njëri nga dy turistët britanikë që po qëndronin në një hotel në Argjentinë ka vdekur.

Kjo u bë e ditur nga zyrtarët që janë në vendin e ngjarjes, raporton DailyMail.

Dy turistët u gjuajtën me armë zjarri nga disa grabitës, transmeton Koha.net.

Turisti tjetër gjendet në spital.

18:32

Dy turistë britanikë plagosen rëndë nga grabitësit në një hotel në Argjentinë

Dy pushues britanikë besohet se janë plagosur me armë zjarri para pak minutash nga disa grabitës, të cilët dyshohen se ia mësynë një hoteli me pesë yje në Argjentinë.

Sipas DailyMailit dhe The Sun, ata gjuajtën me armë drejt turistëve britanikë njëri 28 vjeçar dhe tjetri 35 vjeçar, duke lënë këtë të fundit të plagosur rëndë, transmeton Koha.net.

Rasti më saktësisht ndodhi në Buenos Aires, derisa të armatosurit shkuan në hotel me motoçikletë për grabitje.

28 vjeçari dyshohet se u qëllua në kofshë ose ijë, jashtë hotelit Faena Art rreth orës 11:00 me kohën lokale.

© KOHA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme