Londrës i kërkohet ta miratojë marrëveshjen e BREXIT-it Foto: Reuters

Londrës i kërkohet ta miratojë marrëveshjen e BREXIT-it

14 December 2019 20:04

Presidenti i Këshillit Evropian i ka bërë thirrje Londrës që të votojë sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjen e propozuar për BREXIT.

BE-ja synon ta ndërtojë një marrëdhënie të fortë strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, por jo në kurriz të interesave të veta, tha Michel gjatë konferencës për shtyp, raporton KTV.

Edhe Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, e bëri të qartë se BE-ja do t’i ketë tre qëllime në bisedime mbi marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë.

Boris Johnson, i cili i fitoi bindshëm zgjedhjet në Britani, është zotuar ta largojë shtetin e tij nga Blloku evropian brenda muajit janar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme