Dashi

Dashi

21.03-20.04

Nëse i ndihmoni një miku, të dashurit ose një kolegu të punës për zgjedhjen e një problemi, do të ndiheni shumë krenar. Jeni bekuar me energji të madhe dhe mund të përballoni lehtë sfidat që ju dalin në rrugë. Aftësia për të punuar nën presion do t’ ju ndihmojë atyre të realizojnë ambiciet. Jepni më të mirën për t’i inkurajuar që të kthehen në kolegj, të shkruajnë ndonjë libër ose të udhëtojnë. Do të shpërbleheni më vonë për sakrificën tuaj, kur të tjerët të kenë rast për t’ju ndihmuar.

Demi

Demi

21.04-20.05

Jeni përcaktuar të vendosni kod etik në punën tuaj. Nëse e vëreni se dikush po vazhdon të thyejë rregullat, duhet të konfrontoheni me ta. Shpjegojani kolegëve tuaj pse nuk mund t’i toleroni sjelljet e tyre të këqija më gjatë dhe tërhiquani vërejtjen se herën tjetër do të lajmëroni edhe shefin. Veproni me ultimatum. Sa më gjatë që e vazhdoni këtë përleshje, aq më vështirë do ta keni t’i vini në rend anëtarët e ekipit tuaj.

Binjakët

Binjakët

21.05-20.06

Edhe pse keni qenë gjithmonë person kreativ, po ndiheni të pasigurt për talentin tuaj. Në vend se të brengoseni për atë se çka mendojnë të tjerët, është më mirë të kërkoni satisfaksion për veten. Nëse të tjerët ju përgjigjen me entuziazëm, do të ishte e mrekullueshme. Nëse jo, prapë do të ndiheni që keni bërë diçka të bukur dhe të vlefshme. Miku juaj i ngushtë ose i dashuri do t’ju inkurajojë që të ndiqni një kurs ose të studioni për ndonjë artizanat. Do të tregoheni të mençur nëse e ndiqni këshillën.

Gaforrja

Gaforrja

21.06-20.07

I keni vënë vetes prioritet t’i siguroni personit tuaj të dashur një ambient të ngrohtë familjar. Për fat të mirë, do të keni shans të punoni nga shtëpia. Kjo do t’ju lejojë të jeni më afër fëmijëve dhe të afërmve tuaj të cilën kanë nevojë për shoqëri. Duke qenë më afër personit që doni, lidhja juaj do të pësojë një ndryshim të madh. Qetësia e kujdesi juaj do të jenë shumë të çmuara.

Luani

Luani

21.07-20.08

Do ta keni obligim t’i jepni lajme të këqija një personi të dashur. Megjithëse urreni t’u shkaktoni dhimbje të tjerëve, do ta kuptoni se jeni personi i duhur për ta dhënë këtë lajm. Provoni të ndani informatën e hidhur me shumë qetësi e kujdes. Kjo do të ndihmojë që personi që merr lajmin të mos pësojë shok të madh. Jeni tip shumë i ngrohtë dhe zemërgjerë. Të tjerët e dinë se mund të mbështeten në ty. Kjo padyshim ju bën njërin nga anëtarët më të vlefshëm në rrethin tuaj shoqëror.

Virgjëresha

Virgjëresha

21.08-20.09

Nevoja e madhe për siguri financiare do t’ju shkaktojë disa ndryshime në shtëpi. Nëse merreni me përgatitjen e ushqimeve ose shikoni filma do të relaksoheni shumë. Ky do të jetë shansi juaj që të rregulloni relacionet me të afërmit, fqinjtë dhe miqtë. Organizoni ndonjë mbrëmje argëtuese. Flisni e qeshni me njerëzit e dashur. Do ta keni më të lehtë të relaksoheni duke qenë në një ambient të përshtatshëm.

Peshorja

Peshorja

21.09-20.10

Duhet të ushtroni autoritetin tuaj para një punëtori, studenti ose personi më të ri se ju. Megjithëse nuk keni qejf të tregoheni të rëndë, është e rëndësishme të vini pak rregull. Në këtë mënyrë do të fitoni respektin që meritoni. Nëse vazhdoni t’i lini njerëzit të shkelin mbi ju, do ta keni të pamundur të arrini një marrëveshje pune. Jeni duke kërkuar punë? Hulumtoni raste që kanë të bëjnë me mësimdhënie, shkrime ose hulumtime. Keni nevojë për një pozitë që stimulon inetelektin tuaj.

Akrepi

Akrepi

21.10-20.11

Kohët e fundit jeni duke punuar në vetmi. Nëse ka diçka që urreni, është mirë të ndërpritni derisa jeni duke arritur progres. Për këtë keni vendosur të punoni vetëm, për të qenë sa më produktiv që është e mundur. Kjo arritje e madhe do t’ju sjellë rezultatet impresive. Nëse jeni duke kërkuar punë, kërkoni punëdhënës në ndonjë agjenci qeveritare, spital ose institucion ekonomik. Duhet të fitoni një punë që paguhet mirë dhe t’ju japë mundësi të keni më shumë liri.

Shigjetari

Shigjetari

21.11-20.12

Duke i ndihmuar një miku që është në nevojë do të shprehni personalitetin tuaj zemërgjerë. Megjithëse jeni shumë të zënë me festën e Krishtlindjeve, mund të ndani pak kohë për të asistuar në një projekt. Megjithëkëtë nuk duhet të punoni në ambient të zymtë. Krijoni atmosferë festive duke lëshuar muzikë apo duke pirë e ngrënë ushqim të mirë. Në këtë mënyrë edhe lodhja e punës do të shndërrohet në argëtim.

Bricjapi

Bricjapi

21.12-20.01

Përdorni aftësinë tuaj ekzekutive për të ndihmuar një mik. Sigurimi i ndonjë pune do të ishte gjëja më e mirë që mund të bëni në këto rrethana. Nëse keni dëshirë t’u jepni para gjeni ndonjë mënyrë, duke i kërkuar t’ju kryejë ndonjë shërbim. Në këtë mënyrë, personi juaj i dashur nuk do të ndiejë presion që t’ua kthejë borxhin. Asgjë nuk mund ta dëmtojë një marrëdhënie më shumë se obligimet financiare. Jepni më të mirën nga vetja për të mbajtur situatën nën kontroll.

Ujori

Ujori

21.01-20.02

Keni vendosur të qëndroni në këmbët tuaja. Megjithëse keni një mik që është në pozitë të lartë dhe mund t’ju ndihmojë, ju preferoni të tregoni vetë talentin tuaj. Kjo do të mund t’ju nxisë të pranoni një pozitë pune që përshtatet me aftësitë tuaja. Për fat të mirë, punëdhënësi juaj është në dijeni për talentin tuaj dhe do t’ju promovojë shumë. Sapo të arrini popullaritetin, do të ngjiteni në majat e suksesit. Nëse pundhënësi juaj ju ofron t’ju paguajë shkollimin, mos e lini këtë rast.

Peshqit

Peshqit

21.02-20.03

Aftësia juaj për të përfituar burime të shumta ju bën anëtar të çmuar të ekipit. Nëse do të shkoni në ndonjë intervistë pune, është mirë të tingëlloni si person i vendosur. Nëse ka diçka që urreni, është humbja. Eprori juaj do të çmojë aftësinë tuaj për të mbajtur në këmbë kompaninë. Kjo do t’ju promovojë mjaft shumë. Për fat të mirë, do të arrini të ngrisni buxhetin tuaj.