Dështon parandalimi i dëmtimit të pyjeve në zonën kufitare të Vitisë

Dështon parandalimi i dëmtimit të pyjeve në zonën kufitare të Vitisë

Feim Azemi 23 August 2019 10:13

Komuna e Vitisë ka në dispozicion rreth 10 mijë hektarë pyje publike, mirëpo deri tani rojat të cilat janë të angazhuara nga Komuna për ruajtjen e pyllit nuk kanë arritur që t`i stopojnë prerjet ilegale.

Dëmtimi më i theksuar i pyjeve aktualisht po ndodh në brezin kufitar me Maqedoninë, në fshatin Letnicë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët e Komunës kanë thënë se kanë proceduar në gjykatë disa raste, porse banorët e zonës deklarojnë se rojat e pyllit angazhohen minimalisht në këtë drejtim.

Shefi i sektorit të pyllit në këtë komunë, Kadri Ismajli, deklaron se brenda 6-mujorit të këtij viti kanë proceduar në gjykatë 63 fletëparaqitje, prej të cilave 20 janë penale.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme