Nis ndërtimi i objektit shëndetësor në Kamenicë me mbështetjen e Kuvajtit

Nis ndërtimi i objektit shëndetësor në Kamenicë me mbështetjen e Kuvajtit

Feim Azemi 17 October 2019 10:36

Në hapësirat e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Kamenicës është hedhur gur themeli i objektit shëndetësor, i cili financohet nga shteti i Kuvajtit. Në të do të funksionojë repartet e Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe ai i Urgjencës.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka deklaruar se investimet e tilla nga donatorët në sektorin e shëndetësisë ia kanë lehtësuar punën qeverisjes komunale, e cila nuk ka edhe buxhet të mjaftueshëm për investimin në projektet, të cilat konsiderohen se kanë një kosto të lartë. Ai ka deklaruar se në këtë komunë tash e 30 vjet nuk është bërë një investim i tillë në sektorin e shëndetësisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Kamenica për 30 vjet nuk i ka pasur kushtet dhe mundësitë të ofrojë shërbime gjinekologjike. Ky donacion është nga populli i Kuvajtit, të cilit i falënderoj shumë për ndihmën dhe kontributin që kanë dhënë që qytetarët e Kamenicës. Ka ndodhur që 30 vjet nuk ka pasur investime të tilla në komunën tonë, veçanërisht me buxhetin e komunës ka qenë e pamundshme të përballohet një investim i tillë”, ka thënë ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme