IKMM-ja refuzon kërkesën e BIK-ut për rinovimin e xhamisë “Taftali” në Pejë

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 19 October 2019 19:20

Xhamia “Taftali”, e cila gjendet shumë afër qendrës së Pejës, ka disa javë që po qëndron e mbyllur.

Kjo xhami është pjesë e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore dhe konsiderohet të jetë ndërtuar në vitin 1777, raporton KTV.

Këshilli i Bashkësisë Islame e kishte filluar punën për renovimin e dyshemesë, por Inspektorati ua kishte ndaluar atë të martën e javës së kaluar.

Ismet Hajrullahu, drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, ka thënë se BIK-u ka kërkuar leje pasi kanë filluar punimet.

Tutje, Hajrullahu ka thënë se kërkesa e tyre nuk do miratohet dhe se me këtë çështje do të merret inspektorati.

E kryemami i Bashkësisë Islame në këtë komunë ka thënë se ka qenë gabim i tyre që nuk kanë kërkuar leje nga IKMM-ja.

Enes Goga, kryeimam në Bashkësinë Islame në Pejë e ka akuzuar ish- imamin e kësaj xhamie se është shkaktar i kësaj, pasi ndërhyrjet nuk janë bërë në kohën e duhur, dhe për këtë, janë duke e përgatitur edhe një kallëzim penal.

E, edhe qytetarët të cilët banojnë afër xhamisë kanë thënë për televizionin se ka pasur ndërhyrje të tilla disa herë dhe se nuk janë ruajtur pjesët antike të xhamisë.

KTV-ja ka kontaktuar edhe zyrtarë të komunës së Pejës në lidhje me këtë çështje, mirëpo ata kanë thënë se institucion përgjegjës për këtë është Bashkësia Islame e Pejës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

eliza05/11/2019 17:22

Trashegimia arkitekturore eshte e kercnuar pervec individve te caktuar edhe na zyrtaret joprofesional ne institute tecile nuk kan asnje njohuri specialistike per trajtim meritor te zrashegimise.Qeveria e re urgjentisht duhet te miret me keto institucione dhe rishikimin e kuadrit te pa autorizuar dhe jo profesional por nuk duhet anashkaluar edhe punen e OJQ te cilat ne kundershtim me ligjin miren me konservim apo restaurim te monumenteve.

Shto koment

Të ngjashme