Impianti jofunksional u shkakton probleme dy fshatrave të Pejës

Impianti jofunksional u shkakton probleme dy fshatrave të Pejës

Ilir Osmanaj 21 October 2019 09:39

Ka një dekadë që një pjesë e banorëve të Dubovës së Madhe dhe asaj të Vogël të Komunës së Pejës janë duke jetuar nën kundërmimin që po u shkakton një impiant jofunksional i ndërtuar në këtë fshat, në vitin 2008 nga Komuna e Istogut. Në të derdhen ujërat e disa fshatrave të Komunës së Istogut.

Ai ndodhet rreth 200 metra poshtë rrugës magjistrale Pejë-Istog, para se të shkohet në kodrinën e fshatit Baicë të Istogut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Enver Rugova, drejtor komunal për Shërbime Publike në Komunën e Istogut, e ka të njohur këtë problem dhe pranon se në ato fshatra, Dubovë e Madhe dhe Dubovë e Vogël, kundërmimi po u shkakton telashe.

Rugova tregon se kur është shtrirë kanalizimi në qytezën e Banjës, me disa fshatra përreth, është ndërtuar ai impiant në të cilin derdhen ujërat e atij kanalizimi.

“Unë kam qenë këshilltar në Kuvendin Komunal në vitin 2008 dhe i kemi marrë 30 ari tokë dhe i kemi shkëmbyer me 45 ari tokë të Komunës në Banjë, për ta ndërtuar impiantin që ka qenë një bashkëfinancim me një organizatë ndërkombëtare. Edhe ata e kanë ndërtuar, por pas një kohe pompat janë prishur dhe ai impiant ka funksionuar vetëm një kohë të shkurtër”, thotë Rugova.

“E kemi në plan ta bëjmë me një organizatë italiane një impiant në fshatin Zallç për të gjitha ujërat e zeza të Komunës së Istogut. Aty do të mblidhen të gjitha derdhjet dhe aktualisht janë duke u bërë incizimet e derdhjeve”, shtoi ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme