Qendra e Thirrjeve në Prizren për 6 muaj pranon 1.400 raportime nga qytetarët Foto: Koha

Qendra e Thirrjeve në Prizren për 6 muaj pranon 1.400 raportime nga qytetarët

Fisnik Minci 21 October 2019 11:19

Komuna e Prizrenit ka raportuar se në pjesën e parë të këtij viti ka pranuar mbi 1.400 njoftime, kërkesa e ankesa të qytetarëve nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve “Alo Komuna”.

Pjesa dërrmuese e rasteve të paraqitura nga qytetarët ka të bëjë me çështjet që ndërlidhen me punën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ndërkohë që në vendin e dytë listohen njoftimet për Drejtorinë e Inspektorateve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se organet komunale me të pranuar njoftimet nga qytetarët mundohen që të reagojnë ndaj ankesave e kërkesave në afatin më optimal kohor. Por, sipas tij, ka raste kur për zgjidhjen e problemeve të caktuara kërkohet më shumë kohë dhe procedura.

“Ne e kemi databazën e të gjitha ankesave dhe kërkesave që qytetarët paraqesin në Qendrën e Thirrjeve. Në muaj ne i marrim diku 250-300 thirrje nga qytetarët lidhur me çështje të ndryshme. Të gjitha këto njoftime evidentohen dhe sipas këtyre evidencave edhe i bëjmë prioritetet për projektet”, ka deklaruar Haskuka.

Image

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme