Ferizaj me projekt për sigurimin e shkollave me roja fizike

Ferizaj me projekt për sigurimin e shkollave me roja fizike

Agim Ademi Agim Ademi 08 November 2019 10:49

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Ferizajt ka njoftuar se tashmë kanë nisur përgatitjet për realizimin e një projekti nëpër shkolla, i cili parasheh punësimin e rojave fizike.

Kjo për shkak se pas disa hulumtimeve dhe studimeve që janë bërë nga organizatat e ndryshme tregojnë se në disa shkolla të Ferizajt dukuritë e tilla, si shkelja e rregullave, ngacmimi, rrahjet, prania e armëve të ftohta etj., kanë shënuar trendë shqetësues.

Rreth kësaj çështjeje është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi derisa këshilli i prindërve ka kërkuar që një projekt i tillë të realizohej me urgjencë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka deklaruar se gjatë viteve të fundit në shumicën e shkollave fillore dhe të mesme janë instaluar kamerat e sigurisë, mirëpo edhe punësimi i rojave fizike është mjaft i rëndësishëm.

Sipas tij, deri tashti Komuna ka marrë hapa konkretë për rregullimin e rrethojave nëpër shkolla, vendosje të kamerave të sigurisë pastaj monitorim të shkollave edhe nga Policia e Kosovës - Ekipi Antidrogë etj., mirëpo së shpejti do t’i bashkohet edhe projekti për punësimin e rojave fizike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme