Korniza afatmesme 3-vjeçare s’parasheh rrjet kanalizimi në Rugovë Foto: Koha

Korniza afatmesme 3-vjeçare s’parasheh rrjet kanalizimi në Rugovë

Ilir Osmanaj 18 November 2019 08:56

Treva e Rugovës, e cila përbën gjysmën e territorit të gjithë Komunës së Pejës nuk ka rrjet kanalizimi, ndaj ujërat e zeza të 14 fshatrave derdhen në Lumëbardhë.

Në kornizën afatmesme buxhetore për tre vjetët e ardhshëm 2020-2022 nuk figuron asnjë cent për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe impianteve për kanalizime në qytet dhe fshatra, në ato raste ku zgjidhet problemi me qasje në kanalizim kryesor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në planin trevjeçar të kësaj kornize afatmesme buxhetore figurojnë të planifikuara 200 mijë euro për vitin 2020, 250 mijë për vitin 2021 si dhe 200 mijë euro për vitin 2022, dhe në këtë vijë buxhetore nuk përmendet askund Treva e Rugovës, sikurse që nuk përmendet as në planifikimin e ndërtimit të impianteve nëpër fshatra, për të cilat në vitin 2020 nuk është e planifikuar asnjë euro, derisa për vitin 2021 janë të planifikuara 300 mijë euro dhe 1.5 milionë euro në vitin 2022.

Me këto 1 milion e 800 mijë euro, siç shkruan në kornizën afatmesme buxhetore, parashihet që të fillohet zgjidhja për ujëra të zeza në fshatrat e Komunës së Pejës, duke lënë krejtësisht jashtë këtij territori fshatrat e Rugovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme