Opozita e kritikon zvarritjen e punimeve në Sheshin e Pejës

Opozita e kritikon zvarritjen e punimeve në Sheshin e Pejës

Ilir Osmanaj 18 November 2019 10:07

Pesë muaj pasi që kanë nisur punimet në realizimin e fazës së parë të projektit për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu”, përfundimi i punimeve duket i largët.

Për opozitën në Pejë, punimet janë duke u zvarritur tepër, pasi, sipas saj, faza e parë parasheh dinamikën e kryerjes së punimeve prej 180 ditësh, dhe është pritur që deri në fund të vitit të përfundojnë punimet. “Janë paraparë për 180 ditë të përfundojnë punët në Shesh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo kohë që tani gati ka kaluar e punët jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por ende janë në fazën fillestare. Dhe sheshi është dëshmia më e mirë se ky pushtet punon pa plan, dhe vetëm me një paramasë e parallogari fiktive.

Si janë duke shkuar punët me zvarritjen e realizimit të punimeve, sigurisht projekti do të zgjasë edhe shumë e shumë muaj më gjatë sesa e kanë paramenduar këta të mençurit e Komunës me filozofinë e tyre qeverisëse ‘TU PA TU BO”, thotë Rshat Nurboja, kryetar i Alternativës në Pejë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme