Banorët presin ndihmën e Komunës së Podujevës për rinovimin e çatisë së objektit ku banojnë

Banorët presin ndihmën e Komunës së Podujevës për rinovimin e çatisë së objektit ku banojnë

Nexhat Tovërlani 19 November 2019 12:31

Banorët e një objekti kolektiv në qendër të qytetit të Podujevës thonë se për shkak të dëmtimit të kulmit, sa herë që ka reshje, uji rrjedh brenda banesave. Për shkak të kësaj gjendjeje, ata thonë se u janë dëmtuar muret dhe nga lagështia po shkaktohet myk.

Përveç kësaj, për shkak të vrimave në kulm, këta banorë nuk mund të ndihen rehat nga zhurma e pëllumbave e era e rëndë. Labinot Rrahmani është banor i katit të pestë të këtij objekti. Ai thotë se ky objekt nuk është rinovuar asnjëherë në këta 20 vjet të pasluftës, shkruan sot Koha Ditore.

“Qe 10 vjet, sa herë që bie shi, uji depërton brenda në kuzhinë, sallon e në ballkon. Përveç ujit, për shkak të kulmit që është i dëmtuar, hyjnë edhe pëllumbat, të cilët pos zhurmës dhe erës së rëndë, nga jashtëqitja e tyre janë mbyllur edhe ullukët dhe pastaj uji nga shiu e bora derdhet jashtë rrjedhjes normale. Edhe ullukut janë të gjymtuar pothuaj të gjithë. Nga uji që depërton brenda çdo herë bie suvatimi, janë dëmtuar muret dhe shkaktohet myk. Mundohemi çdo vit me riparua brenda, por gjendja e keqe kthehet menjëherë sapo të ketë reshje”, ka thënë Labinot Rrahmani.

“Para disa viteve nëna e ka ba një ankesë në Komunë, por deri tash nuk kanë ndërmarrë asgjë. E kemi në plan që ta bëjmë edhe një peticion, të cilin do ta dorëzojmë në Komunë dhe shpresojmë që këtë herë të na marrin parasysh”.

Njësoj ankohet edhe fqinja e tij, Agnesa.

“Sa herë bie shi e borë, krejt uji hyn brenda edhe na i ka dëmtuar muret, po hiqet ngjyra edhe era vjen shumë e rëndë nga myku. Jemi ankuar, por nuk ka intervenuar askush”, ka thënë ajo.

 (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme