Komuna e Fushë-Kosovës njofton qytetarët për orarin e grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme

Komuna e Fushë-Kosovës njofton qytetarët për orarin e grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme

11 December 2019 11:55

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar banorët e fshatrave: Sllatinë e Madhe, Sllatinë e Vogël, Harilaç, Graboc i Poshtëm, Bardh i Madh, Pomozotin, Bardh i Vogël, të cilët janë pajisur me shporta 240 L (me ngjyrë të verdhë) për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme (letër/karton, plastikë, alumin), se shërbimi i grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme do të kryhet një herë në dy javë nga KRM “Pastrimi”-njësiti Fushë-Kosovë, sipas orarit të caktuar:

Çdo dy javë, ditën e mërkurë, në zonat:

Sllatinë e Madhe,

Sllatinë e Vogël,

Harilaç.

Çdo dy javë, ditën e enjte, në zonat:

Graboc i Poshtëm,

Bardh i Madh,

Pomozotin,

Bardh i Vogël.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që në ditët e caktuara si më lartë t’i vendosin shportat para hyrjes së shtëpive të tyre, me qëllim respektimin e orarit dhe lehtësimin e grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme nga ana e Kompanisë ”Pastrimi”.

Ajo po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të përkrahin zbatimin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme duke kontribuar në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave për një komunë të pastër dhe ekologjike.

Zonat tjera të kësaj komune, si: Henc, Vragoli, Miradi e Poshtme, Miradi e Epërme, Lismir dhe Kuzmin do të pajisen në raundin e dytë, pasi që infrastrukturën e shportave 240 L (ngjyrë të verdhë) e kemi, por duhet të gjendet modeli i organizimit (shpërndarjes dhe grumbullimit).

Komentet

Shto koment

Të ngjashme