“Hidromorava” ngec me planin për menaxhimin e krizës me ujë në Gjilan

“Hidromorava” ngec me planin për menaxhimin e krizës me ujë në Gjilan

Feim Azemi 12 December 2019 13:36

Kompania e ujësjellësit "Hidromorava" ankohet se në mungesë të mjeteve buxhetore ka ngecur në zbatimin e planit për menaxhimin e krizës me ujë.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar se ata kanë shpenzuar 200 mijë euro për shpimin e puseve të reja dhe aktivizimin e tyre me qëllim që të stabilizohet gjendja sa i përket furnizimit me ujë për qytetin e Gjilanit, mirëpo duhen edhe mjete tjera financiare për fazën tjetër të shpimit të puseve, shkruan sot Koha Ditore.

Ata janë ankuar se Qeveria e Kosovës i ka neglizhuar duke mos u ndarë 650 mijë euro, të cilat nevojiten për shpimin e puseve të reja. Këto komente janë bërë gjatë debatit për krizën e ujit në Gjilan, i cili debat është organizuar nga shoqata e gazetarëve "Beqir Musliu" në Gjilan.

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë së ujësjellësit, Muhamed Suliqi, ka thënë se ka rënie të nivelit të ujit në të gjitha burimet me të cilat menaxhojnë dhe si pasojë e kësaj edhe reduktimet janë të ashpra. Mirëpo deklaron se kanë aktivizuar dy puse të cilat janë injektuar në rrjetin e ujësjellësit dhe të cilat po e ndihmojnë furnizimin me ujë për banorët e qytetit të Gjilanit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme