92 aktakuza për vepra penale për 24 orë

92 aktakuza për vepra penale për 24 orë

18 October 2019 12:08

Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 92 aktakuza kundër 98 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, janë realizuar dy bastisja në dy lokacione të ndryshme, në dy raste të ndara. Nga rasti i parë janë sekuestruar:

- Dy (2) armë automatike AK-47,

- Një (1) pistoletë “ Sig Sawer” e kalibrit 9mm,

- 69 fishekë (municion) të armës kalibër 12mm,

- Karikator për pistoletë,

- 37 fishekë për armë të gjuetisë kalibër 12mm,

- Dy (2) shufra të metalit,

- Tre(3) thika

Ndërkaq, nga rasti i dytë i bastisjes është sekuestruar një (1) veturë e markës “Golf 2“.

Prokurori i Shtetit ka realizuar edhe dy sekuestrime në dy raste të ndara. Nga rasti i parë janë sekuestruar sendet si në vijim:

1. Një automjet –i markës Renault Tëingo, çelësat e automjetit

2. Një shtëpizë e kompjuterit HP

3. Një printer

4. Një modem

5. Një TV

6. 28 tiketa basti

7. Një resiver

8. Një detektor i skanerit

9. Tri tiketa dorëshkrimi

10. Një telefon mobil IPHONE

Ndërsa, nga rasti i dytë janë sekuestruar një veturë dhe pllakave PVC, për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallrave “.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, është paraqitur pranë Gjykatës kompetentë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave për shkak të veprave të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre (3) raste të ndara, si dhe, me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur dy (2) lokacione të ndryshme, në dy raste të ndara. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara “. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallrave“ .

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore e Mitrovicës po ashtu ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme