Një familje në Prishtinë raporton në polici se po ngacmohet përmes Facebook-ut Foto: Ilustrim

Një familje në Prishtinë raporton në polici se po ngacmohet përmes Facebook-ut

19 October 2019 13:10

Dje në Prishtinë, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar në Policinë e Kosovës se është ngacmuar ai dhe familja e tij për mes rrjeteve sociale Facebook nga i dyshuari mashkull Shqiptar me shtetësi të huaj.

Ë raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se “Ankuesi ka deklaruar se ngacmimi ishte bërë për shkak se ai kishte shkruar disa shkrime në një medium, ku kishte të bëjë me një person të dyshuar që merret me veprimtari të dyshimtë-fajde”.

“ Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, përfundon raporti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme