Një muaj paraburgim vrasësit të vëllait në Çifllak të Rahovecit Foto: Koha / ilustrim

Një muaj paraburgim vrasësit të vëllait në Çifllak të Rahovecit

21 October 2019 10:48

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, A.M., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “ Vrasje e rëndë”, dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Më 8 maj 2019, në fshatin Çifllak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tyre, i pandehuri A.M., me dashje dhe për motive të panjohura ka privuar nga jeta tani të ndjerin, vëllain e vet N.M., duke e qëlluar me armë në gjoks. Po ashtu ai, më parë e deri më 8 maj 2019, pa autorizim ka mbajte armë dhe municion, të cilën e ka përdorur edhe për vrasjen e tani të ndjerit N.M., e cila armë nuk është arritur të konfiskohet, pasi që pas kryerjes së veprës, i pandehuri e ka fshehur.

Prokurori i rastit ka bërë kërkesë që ndaj të pandehurit të ckatohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. Masa është pranuar dhe shqiptuar nga Gjykata kompetente.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme