Një 18-vjeçar arrestohet nën dyshimin për vjedhje në “Feronikel” Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Një 18-vjeçar arrestohet nën dyshimin për vjedhje në “Feronikel”

30 October 2019 16:03

Një 18-vjeçar është arrestuar nga njësitet policore të Drenasit, nën dyshimin se kishte kryer vjedhje të rënda në fabrikën e “Feronikelit”.

Sipas policisë, L.M. dyshohet se kishte vjedhur kabllo dhe bateri në këtë fabrikë në fshatin Çikatovë të vjetër të Drenasit.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme