Arrestohet një 31 vjeçar që vodhi stoli në vlerë 20 mijë eurosh në Ferizaj Foto: Koha/Ilustrim

Arrestohet një 31 vjeçar që vodhi stoli në vlerë 20 mijë eurosh në Ferizaj

02 November 2019 09:29

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve - Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë personin B.I. njërin nga dy të dyshuarit për kryerjen e një grabitjeje.

“I dyshuari, B.I. (m/sh/k 31 vjeç) në bashkëpunim me një person tjetër, më datën 31.12.2018, rreth orës 17:30 në Ferizaj, rruga “Dëshmorët e Kombit”, të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata AK-47, kanë hy në një argjendari dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur stoli ari në vlerë rreth 20.000 euro dhe në ikje e sipër kanë shti me armë në ajër e duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme