Dy vjet burgim e 500 euro gjobë sepse vodhi 1200 euro në shtëpinë e një personi Foto: Ilustrim

Dy vjet burgim e 500 euro gjobë sepse vodhi 1200 euro në shtëpinë e një personi

07 November 2019 10:32

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.D. nga Prizreni për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Të akuzuarin me iniciale A.D, pas pranimit të fajësisë, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 500 euro si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 vite.

“Me datën 11.08.2017, rrethe orës 19.30 minuta në Prizren në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale D.M. i akuzuari me iniciale A.D. në bashkëveprim me të miturin me iniciale A.K.me qëllim që vetës ti sjell pasuri të kundërligjshëm, duke shfrytëzuar momentin e volitshëm ku në shtëpi nuk ishte askush, fillimisht eliminojnë pengesat duke kapërcyer rrethojat me tela dhe me një kaçavidë si mjet të përshtatshëm për thyerje, me përdorimin e forcës fizike thyejnë derën e hyrjes së shtëpisë, depërtojnë brenda, ku arrijnë që nga aty të marrin 1200 euro dhe sende tjera me vlerë, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme