Bixhoz ilegal në Fushë Kosovë, arrestohet punëtori ndërsa pronari s’dihet kush është bixhoz

Bixhoz ilegal në Fushë Kosovë, arrestohet punëtori ndërsa pronari s’dihet kush është

19 November 2019 10:35

Dje në Fushë Kosovë, raportohet se njësitë policore, me autorizim të prokurorit të shtetit dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë bastisur një lokal në të cilin kanë qenë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Si dëshmi njësitet policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: një Softuer, 4 shtëpiza kompjuteri, një DVR të kamerave të sigurisë, një printer të tiketave dhe një qese të zezë e mbushur me tiketa të luajtura.

“Në këtë rast është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar i cili është gjetur duke punuar në lokal, ndërsa pronari i lokalit ende nuk dihet se kush është”, thuhet në raport.

Për rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunalë, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme