Aktakuzë ndaj një gruaje që iu kishte bashkëngjitur ISIS-it

Aktakuzë ndaj një gruaje që iu kishte bashkëngjitur ISIS-it

19 November 2019 14:10

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër personit me inicialet F. Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga nenin 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura F.Z. më 23.08.2014, me dëshirë të plotë, me vetëdije përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari“ në Prishtinë, ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Republikën e Kosovës, për të vazhduar fluturimin për në qytetin Stamboll të Republikës së Turqisë, me qëllim që përmes territorit të Republikës së Turqisë, të udhëtoj për në shtetet islamike Irak dhe Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitët organizatës terroriste “ISIS”, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune nga maltretimet e gjera të vrasjet në këto shtete, organizatë kjo e shpallur Organizatë Terroriste nga OKB-ja”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime e pandehura F.Z. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga nenin 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme