Konfiskohen dy krerë lopë në Podujevë, policia dyshon se janë kontrabanduar Foto: Koha/Ilustrim

Konfiskohen dy krerë lopë në Podujevë, policia dyshon se janë kontrabanduar

20 November 2019 11:05

Policia e Kosovës, në Podujevë, thotë se ka konfiskuar dy krerë lopë dhe një automjet, pasi dyshon për kontrabandim.

Rasti është regjistruar si “kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandim me kafshë”.

“Policia ka gjetur një kombi me targa lokale në të cilin kishin qenë dy krerë lopë të cilat dyshohet që janë të kontrabanduar. Kafshët dhe automjeti janë konfiskuar”, thuhet në raportin e PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme