Polici në Gjakovë parandalon një grabitje në kompaninë “Ipko” Foto: Ilustrim

Polici në Gjakovë parandalon një grabitje në kompaninë “Ipko”

26 November 2019 10:09

Sot në orën 09:21 në zyrën e kompanisë së telekomunikacionit “IPKO” në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë një person i dyshuar ka tentuar të kryej grabitje.

Policia përmes një raporti thotë se zyrtari policor pas përfundimit të orarit të punës me të vërejtur situatën me vet iniciativë ka reaguar duke parandaluar grabitjen dhe arrestuar personin e dyshuar F . K, mashkull, shqiptar, shtetas i Kosovës.

“Personi i dyshuar është shoqëruar për në Sektorin Rajonal për Hetime dhe në konsultim me prokurorin e shtetit po vazhdohet me procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raport.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme