Katër të arrestuar për çmontim të veturave të vjedhura, vlera në 30 mijë euro

Katër të arrestuar për çmontim të veturave të vjedhura, vlera në 30 mijë euro

26 November 2019 14:22

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.11.2019 ka iniciuar dy raste të veprave penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale’.

“Viktima e rastit pronar i automjeteve (Rent a Car) me seli në Prishtinë, ka deklaruar se me datën 15.11.2019 një person dyshohet që me dokumente të prezantuara false, ka marrë me qira veturën ‘VW GOLF VII’, ngjyrë e bardhë dhe me targa (KS), të cilën nuk e ka kthyer më. Viktima e rastit tjetër po ashtu pronar i automjeteve (Rent a Car), me seli në Fushë Kosovë, ka deklaruar se me datën 09.11.2019, i njëjti person i prezantuar, dyshohet me dokumente false si më lart, ka marrë me qira veturën ‘VW GOLF VI’, ngjyrë e kaltër, me targa regjistrimi (RKS) dhe nuk e kishte kthyer veturën tek pronari”, thuhet në raport.

Njësiti i hetimeve në Stacionin Policor në Pejë, menjëherë ka vazhduar me hetimin e rasteve dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, me datën 21.11.2019 kanë shkuar në bastisje në një auto-servis në fshatin Zahaq, ku tek shtëpia e pronarëve të dyshuar kanë gjetur në posedim vetura tjera të shkatërruara në pjesë.

Njësiti i hetimeve në stacionin policor në Pejë ka vazhduar me punën hetimore në shumë lokacione, me ç’rast kanë identifikuar personin e dyshuar i cili me anë të dokumentit të falsifikuar, me datat e lartcekura kishte marrë veturat e lartcekura me qira në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë.

Menjëherë me datën 24.11.2019 është konsultuar prokurori i shtetit dhe me udhëzim të tij, rreth orës 23:00 hetuesit kanë arrestuar të dyshuarit, pronarë të auto-servisit, të cilët janë ndaluar për 48 orë.

Me datën 25.11.2019, hetuesit e sektorit të hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, bazuar në të dhënat e dëshmitë e mbledhura në terren, kanë arritur të gjejnë 50 pjesë të veturave Golf VI dhe Golf VII, të çmontuara nga të dyshuarit në vlerë totale të dëmit rreth 30.000 (tridhjetëmijë euro).

Të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

A. i lindur vitin (1992) m/k/sh

A. i lindur vitin (1990) m/k/sh

C. i lindur vitin (1983) m/k/sh

N. i lindur vitin (1991) m/k/sh

“Rasti i kompletuar me kallëzim penal ndaj të dyshuarve do të procedohet me kohë në Prokurorinë Themelore në Pejë”, përfundon raporti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme