Policia jep detaje për “bashkëpunimin shqiptaro-serb” për trafikim me drogë

Policia jep detaje për “bashkëpunimin shqiptaro-serb” për trafikim me drogë

12 March 2017 16:31

Policia e Kosovës ka ofruar detajet e reja për ndalimin e pesë personave të dyshuar për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Të shtunën rreth orës 23:00 PK në Prishtinë dhe Gjakovë kishte arrestuar pesë persona, dy shqiptarë e tre serbë, dhe pas kontrollimit të lokacioneve, prona të të dyshuarve janë gjetur rreth 80 kilogramë marihuanë.

Personat e dyshuar tani më të arrestuar nga Policia e Kosovës janë:

· U. Gj. viti i lindjes 1971, mashkull, shtetas Kosovar,

M. B. viti i lindjes 1989, mashkull, shtetas Kosovar,

· D. M. viti i lindjes 1982, mashkull, shtetas i Serbisë,

J. V. viti i lindjes 1973, mashkull, shtetas i Serbisë dhe

· R. Zh. viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Serbisë.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dëshmitë tjera në vijim;

· Dy vetura, njëra me targa RKS dhe tjetra me targa të Serbisë,

· Një (1) arme gjahu e llojit HUGLU 104 A me nr, serik 01S3097,

· Një (1) armë PUSHKE AJRORE krai355 s 5.5 MM,

· Një (1) revole volter 7.62 mm, me dy karikator,

· Një karikator i AK47,

· 15 fishek të kalibrit 7.62 mm,

· 10 fishek dhe dy gëzhoja të kalibrit 12 mm,

· 4.500 euro para të gatshme,

· 7.920 dinarë para të gatshme,

· Telefona celular dhe dokumentacione (pasaporta),

· Çanta për bartje të narkotikeve etj...

Me vendim të prokurorit kompetent të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme