35 vjeçari plagos prindërit e ish-gruas

35 vjeçari plagos prindërit e ish-gruas

12 March 2017 23:37

Krimi ka goditur sërish në familjet shqiptare, këtë herë në Ballsh ku burrë e grua janë qëlluar me armë nga ish-dhëndri i familjes.

Sipas policisë 2 persona janë plagosur me armë zjarri në një banesë në lagjen 5 shkurti në Ballsh, ndërsa autor dyshohet se është ish-dhëndri i tyre.

Dy bashkëshortët me iniciale E. Xh., 53 vjeç dhe L. Xh., 52 vjeçe kanë mbërritur në spitalin e Fierit me disa plagë në trup, të cilat u kanë rrezikuar jetën dhe i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, raporton tch.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit ku ish-dhëndri i tyre me iniciale L.S. 35 vjeç dhe banues në Dukas të patosit, i ka qëlluar me automatik dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se motiv i ngjarjes ishin mosmarrëveshjet familjare, policia thotë se autori ishte ndarë nga vajza e çiftit pak kohë më parë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme