Në një shtëpi në Skenderaj, konfiskohet armatim, drogë e para

Në një shtëpi në Skenderaj, konfiskohet armatim, drogë e para

14 March 2017 13:41

Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 06:00, policia e Kosovës në Skenderaj, ka realizuar një urdhër kontroll të një shtëpie, ku ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një pistolete.

Urdhër kontrolli u realizua mbi bazën dyshimeve të arsyeshme për posedim të armës, gjatë kontrollit në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator, njëzetë e gjashtë gëzhoja të pistoletës, tri gëzhoja të armës së gjatë, nëntë qese folie marihuanë, dy qese marihuanë dhe kartëmonedha të ndryshme të cilat dyshohen që janë të falsifikuara, me vlere prej 1900 euro.

Image

Po ashtu është arrestuar i dyshuari Q.G.,24 vjeçar, i cili dyshohet se ka pas në posedim armën dhe dëshmitë tjera, ku pas procedurave intervistuese i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme