Edhe dy të arrestuar për grabitjet në Rinas

Edhe dy të arrestuar për grabitjet në Rinas

15 March 2017 10:09

Në vijim të operacionit “Patriot”, Policia e Shtetit ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në grabitjet e Rinasit ku u morën rreth 7 milionë euro.

Më datë 14.03.2017, nga specialistët e krimeve të rënda në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim: Aleksander Murataj, 41 vjeç, banues në Tiranë, si edhe Dritan Sinani, 43 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme