Kapet në flagrancë fajdexhiu në Gjilan Foto: Koha

Kapet në flagrancë fajdexhiu në Gjilan

15 March 2017 14:44

Policia e Kosovës, Njësia e krimeve ekonomike dhe antikorrupsion nga shtabi qendror, që veprojnë në Gjilan, ka ekzekutuar dje një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan.

I dyshuari shqiptar, shtetas i Kosovës, V.M. (1949) në Qendrën Tregtare ETC-Gjilan, është takuar me ankuesin, po ashtu shqiptar, shtetas të Kosovës, me qëllim që t’i pranojë 21.000 euro (njëzet e një mijë) kamatë-fajdeje për parat që i kishte dhënë prej vitit 2009 deri në vitin 2012, përkundër faktit që gjatë vitit 2015 i dyshuari kishte pranuar nga ankuesi borxhin bazë 6.500 euro, si dhe në emër te kamatës kishte pranuar edhe një sasi të konsiderueshme të hollash.

I dyshuari nga shumën totale që i kishte dhënë ankuesit ishte 6.500 euro, ndërsa në emër të kamatës kishte kërkuar edhe 21.000 euro.

Policia e Kosovës ,njësitet kundër krimeve ekonomike, në flagrancë kanë ndalur dhe arrestuar të dyshuarin deri sa ishte duke biseduar me viktimën. Ai është arrestuar dhe sjellë në lokalet e Policisë së Kosovës, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar përkohësisht një kartëmonedhë në vlerë prej 500 eurosh me nr.ser.X09543876104, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Në lidhje me rastin ka qenë i njoftuar prokurori Shtetit dhe ai ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme