“Shesin mend” me armë në Facebook, policia arreston katër persona në Prishtinë Foto: Reuters

“Shesin mend” me armë në Facebook, policia arreston katër persona në Prishtinë

15 March 2017 15:28

Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, duke u mbështetur në informata të marra nga rrjetet sociale, ku persona të dyshuar në profilet e tyre ekspozonin armë, sot kanë realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, për armëmbajtje pa leje.

Operacioni i hetuesve policorë, pas marrjes së urdhëresës së Gjykatës Themelore, është zhvilluar në tri lokacione të ndara në qytetin e Prishtinës, ku gjatë bastisjeve policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë një sasi të konsiderueshme të armatimit dhe ka arrestuar katër meshkuj të moshave 18 deri në 22 vjeçe.

Armatimi i konfiskuar përbëhet nga:

• një Revole , me mbishkrimin GAP,CAL,9mm

• një Revole BLOW mini CAL 8mm

• një pistoletë Compact Cervena Zastava 99,

• katër thika (një prej tyre ushtarake)

• një maskë e bardhë

• 0.12 gram bimë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë etj.

Ndërkaq, personat e dyshuar të arrestuar janë:

 R. B mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

 L. B mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

 Q. S mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

 F. D mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që janë iniciuar rastet, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar i armëve”, si dhe “Posedim i narkotikëve” (për njërin nga të dyshuarit).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme