Kapen armë në Marinë të Skenderajt

Kapen armë në Marinë të Skenderajt

16 March 2017 09:52

Skenderaj, 16 mars –Policia e Kosovës njofton se sot, në orët e mëngjesit (rreth orës 06:00), në fshatin Marinë, në Skenderaj, në dy lokacione të ndryshme ka konfiskuar dy armë.

Me urdhër të Gjykatës sot rreth orës 06:00 të mëngjesit Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në tri lokacione të ndara, ku gjatë kontrollimit ne dy lokacione janë gjetur dy pushke gjuetie, 12 fishekë të cal 12 mm, për të cilat nuk posedonin leje, dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar, ku dy personat e dyshuar D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, janë arrestuar dhe janë intervistuar nga policia.

Të dyshuarit D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, pas procedurave intervistuese nga prokurori i Shtetit, janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rasti për ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme