Çmimin Nobel për paqe e fiton kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed

11 October 2019 11:12

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, është fitues i çmimit Nobel për paqe për këtë vit.

43-vjeçari Ahmed u nderua më këtë çmim për rolin e tij në arritjen e paqes në Etiopi dhe për iniciativën e tij vendimtare për zgjidhjen e konfliktit kufitar me Eritrenë fqinje.

Abiy Ahmed vlerësohet kështu për kontribut të jashtëzakonshëm në përfundimin e më shumë se 20 viteve të konfliktit në kontinentin afrikan.

Vitin e shkuar, me çmim Nobel për Paqe u nderuan Denis Mukwege dhe Nadia Murad, për shkak të kontributit të tyre për t'i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë e luftës.

Zyra e kryeministrit të Etiopisë e ka komentuar këtë në Twitter, thënë se janë “krenar si shtet” për këtë aritje.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme