Pikturat e artistes Krasniqi që tejkalojnë realitetin e gruas

15 October 2019 20:36

Janë imazhet e gruas, ato që mbizotërojnë pëlhurën e secilës pikturë.

Në to, paraqiten elemente të shumta, por sytë janë çdo herë të mbyllur.

Aty fshihen ëndrrat shumëngjyrëshe.

Në pikturat e grave me sytë e mbyllur, Mina Krasniqi përpiqet të prekë një ritual të nusërisë. Ajo i ka qëndruar besnike pasionit për pikturën tash 15 vjet, raporton “Express” i KTV-së.

Loja e fëmijërisë e ka ndikuar edhe figurën që portretizon në pikturat e saj.

Ngjyra me pëlhurën është ndërveprimi i përditshëm artistik i Mina Krasniqit, por lidhja e saj me artin shkon përtej kësaj.

Kur ndodhet larg pikturës, rrobat shpesh bëhen adresa ku hedh ngjyrë.

“Nuset” e saj kanë një mesazh.

Mjegullina paraqet një kapërcim në ëndrra, një realitet larg rregullave e imponimeve të shoqërisë.

Mina Krasniqi deri tash, artin e saj karakteristik e ka prezantuar në disa vende evropiane.

Shtatori i vitit të kaluar shënoi një moment të veçantë në jetën e saj artistike e personale.

Galeria Kombëtare e Kosovës u bë vendi i kurorëzimit të dashurisë së piktorëve Mina Krasniqi dhe Leonid Palushaj.

Ekspozita “Kurrë s’kanë me u rritë” erdhi si një përballje e botës së tyre me rrethin që pikturën e sheh si një medium jo fort serioz të punës.

Mes dhjetëra portreteve të grave, në atelienë e saj në lagjen “Dardani”, Mina e mbyll çdo ditë dhe gjurmët e ngjyrave vërehen në secilin kënd të kësaj hapësire.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme